E konfirmon Galtieri: Sançes pritet të arrijë në Paris

Gjatë konferencës aktuale për shtyp, dy ditë pas debutimit të PSZH-së në Ligue 1, trajneri Kistof Galtier njoftoi ardhjen tashmë të afërt të Renato Sançes, i cili në orët e ardhshme do të jetë zyrtarisht një lojtar i Paris Sent-Zhermenit.

“Renato Sançes pritet këtë pasdite. Kishim këtë mundësi për të marrë një lojtar që e njihte Lige 1 dhe të nivelit më të lartë dhe ne e morëm. Është një lojtar që ka cilësi të ndryshme nga lojtarët tanë në skuadër. Ai është shpërthyes, di të thyejë linjat dhe të mbledhë në nivel mbrojtës. Ai nuk u përgatit për Lille dhe për këtë arsye do të jetë prapa shokëve të tij të skuadrës”, është shprehur trajneri i PSZH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button