Ançeloti: Jemi në disavantazh ndaj Aintrahtit, por shkojmë të fitojmë finalen

Javën e ardhshme do të zhvillohet Superkupa e Evropës, në të cilën do të përballen Real Madridi dhe Aintraht Frankfurt. Në prag të kësaj sfide, Karlo Ançeloti për faqen zyrtare të UEFA, potencoi se ekipi madrilen ka disavantazh fillimin e soznit, në krahasim me skuadrën gjermane.

“Ne kemi më shumë disavantazhe se Aintrahti, i cili e filloi sezonin më herët, por ne do të luajmë për të fituar. Ne shikojmë përpara, jo prapa. Fitoret e vitit të kaluar përforcojnë atë që besojmë, por duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Në sezonin e ardhshëm, gjashtë tituj janë në lojë dhe ne duam të luftojmë për të gjithë.

 

Vitin e kaluar Aintracht arriti diçka të veçantë pasi nuk ishte ndër favoritët në Liga Europa.

 

“Ata luajtën ndeshje të shkëlqyera, duke mposhtur Barcelonën në “Camp Nou” me një stil futbolli kundërsulmesh, me vëmendje të madhe ndaj mbrojtjes dhe tranzicione të shpejta”, ka paralajmëruar strategu italian.

Madridi kërkon titullin e pestë në Superkupën e Evropës. Nëse fitojnë, do të barazohen në krye të listës të të gjitha kohëve me më shumë suksese, së bashku me Barcelonën dhe Milanin.

LEXO EDHE:

Back to top button