Mjetet narkotike, arrestohet ylli i NBA-s

Ylli i NBA-s, Iman Shumpert është arrestuar për posedim të substancave narkotike. Sipas mediave amerikane, Shumpert është arrestuar në aeroportin e Dallasit, pasi policia e kapi atë me 170 gramë marihuanë.

Përveç këtyre substancave, kampionit të vitit 2016 në NBA, iu gjetën edhe karrikatori me 14 plumba 9 mm, mirëpo nuk iu gjetë pistoleta në valixhet e tij.

Policia ka arrestuar basketbollsitin amerikan dhe ka ngritur kallzim penal, ndësa e ka gjobitur edhe me 10 mijë dollar. Basketbolliti 32 vjeçari, i cili aktualisht është pa skuadër, në vitin 2020, ishte pjesë e Bruklin Netsit.

LEXO EDHE:

Back to top button