E kryer, Ezgjan Alioski firmos me Trabzonsporin

Ezgjan Alioski, në të ardhmen do të vesh fanellën e skuadrës së Trabzonsporit. Reprezentuesi i Maqedonisë vjen në radhët e skiuadrës turke, si futbollist i lirë, pas qëndrimit të shkurtër te skuadra e Al Ahlit në Arabinë Saudite. Mediumet në Turqi raportojnë se të gjitha detajet e marrëveshjes janë caktuar, pasi që Alioski i ka dhënë dritë jeshile agjentit të tij që të bisedojë vetëm me skuadrën turke.

Mes dy palëve është arritrur marëveshja, ndërsa Trabzonspori ka filluar të largojë disa futbolist të huaj, në mënyrë që të regjistrojë edhe Ezgjan Alioskin.

Ky i fundit, deri në fund të kësaj jave, duhet të kthehet nga pushimi, pas së cilës do të udhëtojë drejt Turqisë për testet mjekësore dhe të firmos kontratën me Trabzonsporin. Alioski do të duhet të jetë një përforcim i madh për skuadrën turke, të cilën e presin sfidat eliminatore të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button