Ukraina planifikon të grumbullojë “një milion ushtarë” për rikthimin e jugut

Ukraina planifikon të grumbullojë “një milion ushtarë” për rikthimin e jugut

Ukraina planifikon një “ushtri prej 1 milion njerëzve” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë jugun e vendit nga rusët okupues, tha ministri i mbrojtjes.

Kjo pasi që rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi ishte jetike për ekonominë e vendit, tha Oleksii Reznikov.

Megjithatë, komentet janë më shumë një thirrje grumbulluese sesa një plan konkret, thotë Joe Inwood i BBC-së në Kiev.

Deklaratat e ministrit të Mbrojtjes vijnë pasi Rusia bën përparim në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit.

Një sulm në një bllok banesash të dielën vrau të paktën 18 persona – me më shumë se 20 të dyshuar të varrosur nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në vendin e ndërtesës pesëkatëshe në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, i cili ka qenë në qendër të sulmeve të fundit ruse.

Në intervistën e tij me gazetën The Times, Reznikov vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar si “kyçe” në tranzicionin nga sigurimi i Ukrainës me armë të epokës sovjetike në sistemet dhe municionet e mbrojtjes ajrore standarde të NATO-s.

Por ai tha se dërgesat e armëve duhet të përshpejtohen.

LEXO EDHE:

Back to top button