" "
Kristian Pulishiç do të jetë lojtar i ri i Milanit. Kjo është konfirmuar nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se dy klubet janë dakorduar më në fund.
Milani ka kohë që kishte arritur marrëveshje Pulishiçin, dhe mungonte vetëm drita jeshile nga klubi londinez. Ai do të transferohet në Milan për shifrën e 20 milionë eurove.
Kujtojmë se, verën e kaluar emri i asit 24-vjeçar ishte ndër kandidatët për largim nga “Stamford Brixh”, por në fund ai mbeti te “blutë” Londrës.








