“Rasti Mbappe” nuk do të zgjasë gjithë verën. PSZH dëshiron t’i japë fund telenovelës sa më shpejt të jetë e mundur dhe i ka dhënë një ultimatum dy javor. Pozicioni i Al-Khelaïfi dhe kompanisë është i qartë: nëse nuk rinovohet, ata e shesin. Po kështu, ka një sërë datash që duhen marrë parasysh.
Më 10 korrik të këtij muaji si PSZH ashtu edhe Real Madridi kthehen në stërvitje. Nga ana e tij, në datën 17 korrik, Kilian Mbape thirret për t’u rikthyer në stërvitje dhe në datën 19 korrik, do të plotësohen ato 14 ditë që skuadra franceze i dha lojtarit.
Ka shumë mundësi që para datës 17 korrik të dihet 100% se çfarë do të bëjë Mbape. Gjithnjë e më pak i ka mbetur fundi i telenovelës. Në këtë mënyrë është shansi i tij i fundit për të përmbushur atë ëndërr që ka pasur që kur ishte fëmijë. /abcnews/








