E Majta kërkon dyfishimin e shumës që marrin qytetarët nga kthimi i TVSH-së

E Majta kërkon dyfishimin e shumës që marrin qytetarët nga kthimi i TVSH-së

“E Majta” do të dorëzojë ndryshime të dy ligjeve me qëllim lehtësimin financiar të personave fizikë por edhe kompanive të vogla si bizneset familjare, zejtarët dhe bujqit. Kërkojnë të dyfishohet shuma që qytetarët marrin për kthim të TVSH-së për tre muaj nga 2100 në 4100 denarë ndërsa kërkojnë të rritet edhe pragu i taksapaguesve, përkatësisht tatim të paguajnë vetëm kompanitë që tejkalojnë shumën e fitimit prej 4 milion denarëve.

“Rrisim shumën maksimale tremujore për kthim të TVSH-së për 100%, respektivisht nga 2100 denarë në 4100 denarë por rrisim edhe përqindjen e kthimit të TVSH-së gjatë skenimit. Për prodhimet vendore, nga 20% sa është tani të bëhet 40% ndërsa për prodhimet e tjera nga 10% të rritet në 20%. Kërkojmë të rritet dhe pragu maksimal për kompanitë si obligues tatimor. Kërkojmë të dyfishohet nga 2 milion në 4 milion denarë”, deklaroi Rexhep Ismail – E Majta. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button