E Majta, nismë për referendum

E Majta, nismë për referendum

Gazetare: Fatlume Dervishi

E Majta filloi procedurat për organizimin e referendumit kundër propozimit tashmë të pranuar francez, shkruan Alsat.

Pyetja të cilën e propozojnë është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”, kurse referendumi të jetë i karakterit të detyrueshëm plotësues. Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit filloi nismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare.

“Presim të mos kemi probleme se iniciativa është shkruar saktë juridikisht sipas Ligjit për referendum. Presim që nënshkrimet e nevojshme minimale të mblidhen deri në fund të javës. I ftojmë dhe qytetarët të marrin pjesë sepse nënshkrimet do të mblidhen në 30 komuna. Presim që javën e ardhshme ta lëshojmë në procedurë parlamentare ku do të jetë nëpër filtrat e Kuvendit, kurse Xhaferi të mos luaj rolin e gjykatësit kushtetues.”,tha Dimitar Apasiev, kryetar i Të Majtës.

E Majta nuk pret që Xhaferi ta vlerësojë nismën si jokushtetuese por nëse kjo ndodh, ata thonë se plotësisht do ta bllokojnë Kuvendin. Apasiev pret mbështetje nga të gjitha partitë opozitare. Por, VMRO-DPMNE-ja, nuk është e prerë për veprimin e saj në këtë rast.

“Le të vijë nisma në Kuvend dhe do ta komentojmë.”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Çfarëdo referendumi që do të pengonte negociatat me BE-në, për LSDM-në, është vetëm në dëm të vendit.

“Mbetet i pakontestuar fakti që E Majta bashkë me VMRO-DPMNE-në janë penguesit më të mëdhenj të procesit eurointegrues. Ky referendum dhe ai para tij i VMRO-DPMNE-së e dëshmojnë këtë pa dyshim.”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button