“E Majta”: Të shkurtohen të ardhurat e gjykatësve të Kushtetueses

“E Majta” dorëzoi në Kuvend propozimin për shkurtimin e koeficientit për rrogën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Alsat. Nisma e tyre erdhi disa muaj pasi gjykatësit në fjalë kishin miratuar me Rregullore të punës së tyre pagesën shtesë prej 500 euro për shkak të punës në periudhë pandemie. “E Majta” e vlerëson këtë veprim të tyre si jokushtetues. Ata kujtojnë se vetëm gjykatësja më e re, Dobrilla Kacarska ka refuzuar të marrë shtesën duke e cilësuar si joligjore, kurse të tetë gjykatësit e tjerë, sipas “Të Majtës”, vazhdojnë ta marrin atë.

Për atë shtesë nuk kanë asnjë bazë ligjore sepse Gjykata Kushtetuese gjykon në mënyrë abstrakte, gjykon përplasjen e akteve dhe nuk takohet me palët. Absolutisht, nuk kanë pasur asnjë bazë për të miratuar shtesën. Nga ana tjetër, ajo shtesë është e rregulluar me ligj sepse ato i përfshin pikërisht ky ligj si funksionarë të zgjedhur nga Kuvendi, të cilin ne planifikojmë ta ndryshojmë. Ne intervenojmë në nenin 14 dhe 15 në koeficientët për rrogat e gjykatësve kushtetues. Duke filluar nga rroga e kryetarit, koeficientin e ulim nga 4 në 3.6 dhe për të tjerët gjykatës e ulim nga 3.7 në 2.5. Kjo vepër, jo vetëm që është joligjore, jokushtetuese dhe përbën vepër penale, por, është jomorale, joetike dhe e shëmtuar në situatë krize të kovidit kur kemi dhjetëra mijëra njerëz pa punë në njërën nga shtetet më të varfëra në Evropë”, tha Borisllav Kërmov, deputet nga “E Majta”.

LEXO EDHE:

Back to top button