E regjistruar me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë

E regjistruar me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë

Gjykata e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe prej 6 mijë m2 tokë  në zonën e Livadhit në Himarë.

Vlera e pasurisë së sekuestruar llogaritet 1 milionë e 800 mijë euro.

Nga hetimi i Prokurorisë së Vlorës ka rezultuar se pasuria e regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, prona në fjalë në Himarë është regjistruar me dokumente të falsifikuara në emër të shtetasit K.Gj.

Disa ditë më parë nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomik-Financiar, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të tjetërsuara, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

LEXO EDHE:

Back to top button