E rëndë, mbyten në liqen dy të mitur në Tiranë

E rëndë, mbyten në liqen dy të mitur në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç janë mbytur.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button