E tepron Vidal, kap për të dy veshët gjyqtarin-video

Interi mori një tjetër fitore në Serie-A duke e mposhtu Spezian me rezultat 2-0 të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” për të vazhduar kështu luftën kokë më kokë me Milanin dhe Napolin për kreun e renditjes tabelare.

Roberto Gagliardini dhe Lautaro Martinez ishin golashënuesit për skuadrën e Simone Inzaghit që tani do të përgatitet për ndeshjen me Romën në fundjavë, transmeton KosovaPress.
Por, përtej rezultatit të ndeshjes, vëmendjen e kësaj sfide e mori edhe mesfushori Arturo Vidal. Kiliani u inkuadrua në lojë tre minuta para përfundimit duke zëvendësuar Gagliardinin, por habiti të gjithë kur kamera regjistroi momentin kur ai po e kapte për të dy veshtë gjyqtarin e katërt të ndeshjes i cili po tregonte në semafor numrat e lojtarëve që do të zëvendësoheshin.

Natyrisht veprimi i Vidal ishte në kontestin e humorit por gjithsesi në rrjetet sociale u cilësua si një gjest i tepruar.
Ky ishte momenti:

pic.twitter.com/ady2XETJ0l

— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 1, 2021

LEXO EDHE:

Back to top button