Bardhi dhe Januzaj, gati të largohet nga La Liga?

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, u rreshtua në mesin se 10 yjeve të La LIgës, të cilët në verë mund të largohet pa dëmshpërblim. Te Levante, Bardhi erdhi në verën e vitit 2017, dhe këtë sezon skuadra spanjolle është në krizë të madhe të rezultateve, pasi që nuk njeh fitoren në 15 xhiro deri më tani.  Sipas “El Dismarke”, mesfushori shqiptarë është gati të largohet nga skuadra spanjolle.

“Bardhi ka vlerë të njëjtë si edhe Adnan Januzaj, rreth 12 mln euro dhe në muajin janar mund të bisedojë me secilën skuadër. Me rrënien e Levantes në Divizionin e Dytë, ky skenar do të jetë edhe më i realizueshëm,” shkruan e përditshmja spanjolle.

Kujtojmë se Bardhi erdhi te Levante për 1.5 mln euro në verë të vitit 2017 nga skuadra e Ujpeshtit, menjëherë pas përfundimit të EURO 2017, ku Bardhi ishte me Maqedoninë U21. Pas ardhjes në Spanjë, Bardhi u promovua si njëri ndër gjuajtësit më preciz nga goditja e lirë, ndërsa u fut edhe në historikun e Levantes me 127 paraqitje.

Ndryshe ylli më i vlevshëm që mund të largohet nga La Liga, gjatë kësaj verë, është Ousmane Dembele. Francezi është blerja e dytë më e shtrenjtë në historikun e Barcelonë, me të cilën ka kontratë deri më 2022 dhe e njëjta vlen 50 mln euro, ndërsa në Kataloni erdhi për 135 mln euro.

Në këtë listë janë edhe Isko (Real Madrid), Luis Suarez (Atletiko Madrid), Serhio Roberto (Barcelona), Adnan Januzaj (Real Sosiedat), Geret Bejll (Real Madrid), Hozellu Mato (Alaves)…

LEXO EDHE:

Back to top button