Nesër arrijnë trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Trupat e pajetë të 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga aksidenti tragjik i 23 nëntorit në Bullgari pritet të arrijnë në Shkup nesër në mesditë. Kufomat pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, ndërsa do të transportohen me avion ushtarak, të cilin e ka siguruar Qeveria e Bullgarisë. Ndryshe, zëvendës prokurori bullgar, Borisllav Sarafov deklaroi për BTA se tashmë janë identifikuar të gjitha 45 viktimat e që ndërruan jetë si pasojë e djegies së autobusit në autostradën Struma. Identifikimi i tyre është bërë me analiza të ADN-së.

LEXO EDHE:

Back to top button