Edhe përkundër presioneve vazhdon greva nëpër çerdhet e vendit

Edhe përkundër presioneve vazhdon greva nëpër çerdhet e vendit

Gazetare: Evi Shkopi

Në kohën kur edhe në çerdhe po zhvillohet grevë, prindërit, pavarësisht përkrahjes që japin janë të detyruar që fëmijët t’i shëtisin lart e poshtë për t’i dërguar tek gjyshërit apo të afërm, sepse përndryshe nuk kanë ku t’i lënë gjatë kohës që janë në punë, shkruan Alsat.

“Е përkrahni grevën?
– Po. Janë rritur të gjitha çmimet dhe normalisht nuk i kanë kushtet dhe është normale që kërkojnë më shumë. Kujdesem unë, vajza ime është në punë. Ashtu është, por ato I kërkojnë të drejtat e veta, duhet t’u jepen.”

“deri diku po, deri diku kanë të drejtë. Ja unë dhe gruaja ime shkojmë në punë, nuk ka kush të kujdeset në shtëpi për fëmijët. Jo, nuk kam zgjidhje tjetër. Unë tani duhet të shkoj në punë, duhet ta dërgoj tek gjyshja ime.”

Sot në çerdhet që vizituam dëgjoheshin zëra fëmijësh, por kuptohej se ishin të paktë në numër. Edukatoret, njëra prej të cilave ka dy nipër, thotë se e kupton pozitën e pakëndshme në të cilën ndodhen prindërit, por thotë se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e tyre.

“Tek ne nuk ka presion, nga drejtoresha dua të them. Ne e vazhdojmë grevën. Nga Ministria ata flasin, por ne vazhdojmë me grevën. Edhe unë i kam nipat këtu në çerdhe, por unë vij në punë, sigurisht e vazhdoj grevën, por vajza është e detyruar që fëmijët t’I dërgojë tek vjehrra, ata kujdesen për fëmijët”, tha Zejla Zairi- Edukatore.

“Fëmijë kemi një numër minimal, të vogël, sepse të gjithë prindërit na kanë përkrahur. 04:09Momentalisht i kemi vetëm tre fëmijë, sepse i kemi tre edukatore që nuk janë anëtare të sindikatit. Prindërit aq shumë na kanë përkrahur sa edhe ne vet nuk e kam besuar se do të na përkrahin deri në këtë nivel. Edhe ne shumë I kuptojmë prindërit. Është shumë e vërtetë që është e vështirë për ata”, deklaroi Hatixhe Koxha – Edukatore.

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, përmes një statusi në faqen e tij në facebook njoftoi se gjatë natës autorë të panjohur kanë vandalizuar kopshtin Rosica. Nga fotografitë e publikuara shihet se në muret e çerdhes janë shfaqur mbishkrime, me mesazhe të dedikuara për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Stojkoski shkruan se për rastin në fjalë janë informuar institucionet kompetente./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button