Familjarët në protesta, kundërshtojnë vendimin e gjykatës

Familjarët në protesta, kundërshtojnë vendimin e gjykatës

Pasi gjykata e dënoi me tre vjet burg Jordan Gjorgievin, i cili në muajin janar pranë qendrës “City Mall” kishte shkelur për vdekje Viktorija Nikollovën nga Radovishi, sot familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimës u mblodhën para Gjykatës Penale për të protestuar. Ata janë të pakënaqur me vendimin e gjykatës. Megjithatë, gjykata tha se asnjë jetë e humbur njerëzore nuk mund të kompensohet me asnjë vendim dhe shprehu ngushëllime për familjen, shkruan Alsat.

“Kërcënimi më i madh për drejtësinë është padrejtësia. E kemi në vendin tonë, falë gjykatave me bollëk, 31 vjet. E morëm katër ditë më parë. Në rastin që u diskutua për vdekjen e Viktorija Nikollovës dhe të lënduarit Leonid Daov, arritëm të shohim se këtu nuk kanë rëndësi as ligjet, drejtësi nuk kërkon askush, as nuk kemi shtet të së drejtës”, deklaroi Vlladimir Mihajllov, avokat i familjes Nikollov./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button