Edi Hearn: “3 duele këtë vit dhe të mbyllet viti si kampion bote”

Promotori i boksit Edi Hearn, njëkohësisht menaxheri i ish-kampionit të botës Entoni Xhoshua, u shpreh se ky i fundit ka në plan të zhvillojë 3 duele këtë vit. Sfida e parë do të jetë në prill, me një nga boksierët që renditet në “top-15” më të mirë në divizionin e peshës së rëndë.

Xhoshua me 24 fitore e 3 humbje, nuk duelon që prej gushtit të vitit të kaluar, kur humbi revanshin ndaj Oleksandr Usyk. Sipas Hearn, objektivi i Xhoshua-s është të jetë sërish kampion bote në peshën e rëndë, për të tretën herë. Për t’ia dalë mbanë, ai duhet të përballet me Tajson Fjurin.

“Besoj se brenda 7-10 ditësh do të zyrtarizojnë emrin e rivalit të Xhoshua-s. Do të duelojnë në prill, pasi Xhoshua këtë vit dëshiron të zhvillojë 3 sfida. Aktualsiht ndodhet në një vend të shkëlqyer, duke u stërvitur dhe gati të nisë fazën përgatitore. Ne dëshirojmë ta rikthejmë aty ku e ka vendin, të jetë sërish kampion bote”, tha Hearn.

 

“Kjo sfidë e parë do të rikthejë Xhoshua te fitorja dhe më pas, rivali i dytë i këtij viti, me shumë gjasa do të jetë Dillian Uajt. Për sfidantin e tretë dëshirojmë një mes Deontej Uajllderit dhe Tajson Fjuri, në mënyrë që ta mbyllim vitin si kampion. Xhoshua mezi po pret të rikthehet në ring”, tha Hearn.

LEXO EDHE:

Back to top button