Edi Rama dhe Aleksandar Vučić propozojnë integrim të përshpejtuar në tregun e përbashkët dhe Shengen si hap drejt BE-së

Edi Rama dhe Aleksandar Vučić propozojnë integrim të përshpejtuar në tregun e përbashkët dhe Shengen si hap drejt BE-së

Në një opinion të përbashkët të botuar në të përditshmen gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sugjerojnë një “rrugë realiste” drejt Bashkimit Evropian, duke zhvendosur fokusin nga anëtarësimi i plotë te integrimi në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Shengen. Në shkrimin e tyre, Rama dhe Vuçiq nuk këmbëngulin për një afat të shpejtë anëtarësimi në BE, por propozojnë përfshirjen e vendeve kandidate të përgatitura në tregun e përbashkët dhe në lëvizjen e lirë të zonës Shengen. Sipas tyre, kjo do të sillte përfitime të menjëhershme për qytetarët dhe ekonomitë respektive, ndërkohë që do të forconte edhe pozitën ekonomike dhe gjeopolitike të vetë BE-së. Dy udhëheqësit shprehin zhgënjim për mungesën e zgjerimit të BE-së që prej vitit 2013, duke e cilësuar realitetin aktual si dekurajues për rajonin. Ata theksojnë se Ballkani Perëndimor përfaqëson një “vijë të re fronti për investime” dhe argumentojnë se Brukseli duhet ta shohë rajonin si një hapësirë strategjike në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button