Edi Reja sheh garë mes dy kombëtareve për titullin në “Katar 2022”

Trajneri italian Edy Reja, aktualisht në stolin e kombëtares së Shqipërisë, në pritje të rinovimit ose jo, sepse kontrata i skadon shumë shpejt, ka folur për “Corriere dello Sport” duke bërë një parashikim personal për fituesin.

 

“Argjentina dhe Brazili favorizohen edhe prej klimës. Unë jam duke bërë tifo për Skalonin (trajnerin e Albiceleste). E kisha te Lazio dhe e çova tek Atalanta. I jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes, por edhe i zgjuar dhe pak i bezdisshëm, në një mënyrë të mirë.

 

Pas çdo ndeshjeje ai vinte në dhomat e zhveshjes për të më thënë: Mister, unë do ta kisha bërë këtë në vend të tij. Ai merrte pjesë në analizat e ndeshjeve. Qysh asokohe mund të shihje predispozicion të tij ndaj strategjisë taktike.

 

Ai luajti Kupën e Botës 2006 me ‘Seleccion’ dhe tashmë ka përvojë si lojtar. Ai është i mirë, i evoluar nga pikëpamja taktike. Shpresoj të arrijë deri në fund. Mesi mund ta ndihmojë atë. Do ta shihni që do ta vendosë në kushtet më të mira për t’u shprehur”.

LEXO EDHE:

Back to top button