Edin Xheko, i tha “JO” ofërtës së “Zonjës së Vjetër”

Sulmuesi boshnjak Edin Xheko ka refuzuar transferimin te Juventusi, pasi ai është i vendosur të thotë ende fjalën e tij te Interi.

Reprezentuesi i Bosnjë e Hercegovinës erdhi verën e kaluar te Interi pas largimit të Romelu Lukaku, ndërsa tani pas rikthimit të belgut, ka ‘rënë’ nga hierarkia e zgjedheve. Edhe nëse Aleksis Sançez largohet duke e ndërprerë kontratën e tij me pëlqim reciprok, atëherë Paulo Dibala ka të ngjarë të vijë si lojtar i lirë.

Sipas ekspertit të transferimeve të “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, Juventusi bëri një ofertë zyrtare për të nënshkruar me Xhekon gjatë 48 orëve të fundit, por sulmuesi e refuzoi atë.

Në të njëjtën kohë, Xheko gjithashtu arriti më herët për stërvitjet para-sezonale, duke treguar se sa është i vendosur të lërë gjurmë me “nerazzurrët”.

LEXO EDHE:

Back to top button