Stadiumi në Veles mbeti në gjendje të mjerueshme pavarësisht investimit prej 400 mijë eurosh

Gazetar: Avni Tahiri

Për dyshimet e keqpërdorimeve me shumat e fituara nga UEFA, Alsat, pati raportuar më 14 shtator të vitit 2024, për stadiumin në Veles. Sipas informatave, ishin shpenzuar rreth 400 mijë euro por i njëjti në vend se të shfrytëzohej nga sportistët ishte lënë në gjendje të mjerueshme dhe i pa shfrytëzuar nga të rinjtë.

Për stadiumin ndihmës në parkun e Velesit, ishte premtuar të jenë terren ndihmës për Klubin e Futbollit “Borec”. Por, i njëjti që nga ndërtimi kishte mbetur në gjendje të mjerueshme për të cilin qytetarët ngritën pikëpyetjet nëse vërtet në këtë stadium janë shpenzuar shumat e fituara nga UEFA apo paratë janë keqpërdorur.

Sipas marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellët dhe përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve, Komuna e Velesit atëherë pati deklaruar se obligohet të merr mirëmbajtjen e terrenit atëherë kur do të bëhet pranim-dorëzimi teknik nga ana e FFM-së, gjë që nuk ishte bërë. Nga komuna e Velesit, patën theksuar se për mirëmbajtjen e terrenit ishte obliguar FFM-ja, e që në terren, stadiumi më shumë ngjante në një vend të braktisur se stadium.

Kompania që ka kryer punimet në stadiumin e Velesit ishtë “Delta Prom”, subjekt jo pak i njohur për kryerje të punimeve në territorin e Velesit dhe komunave rurale përreth. Marrëveshja me të ishte nënshkruar në maj të vitit 2021. Nga FFM, atëherë patën deklaruar se nuk kanë përgjegjësi për terrenin ndihmës, ndërsa mbeti e paqartë nëse vërtetë 400 mijë eurot të cilat Sejdini kishte deklaruar se i ka destinuar për këtë stadium, ishin shpenzuar pikërisht për stadiumin me ferra të Velesit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button