Edin Xheko: Takim mes dy ekipeve që duan finalen

Pritjes po i vjen fundi dhe mbrëmjen e nesërme, në mitikun “San Siro”, “kuqezinjtë” e Milan do të presin “zikaltërit” e Inter, në një “derbi Milanoje” shumë ndryshe nga e zakonshmja, me ekipet që kësaj radhe do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë për “UEFA TV”, “bomberi” i Interit dhe padyshim një nga protagonistët e këtij sezoni me fanellën “zikaltër”, boshnjaku, Edin Xheko ka treguar mbi emocionet e mëdha që po përjetojnë lojtarët para derbit në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu ka shtuar se çdo italian duhet të ndihet krenar për këtë përballje, qofshin apo jo tifozë të milanezëve.

“Është viti im i dytë këtu dhe ne kemi fituar tashmë tre trofe. Duhet të jemi Interi që është parë shpesh në Ligën e Kampionëve. Kemi arritur në gjysmëfinale duke mundur ekipe të rëndësishme, të cilat janë të parat në ligat e tyre përkatëse. Dy derbit do të jenë spektakolare. Milano dhe e gjithë Italia duhet të jenë krenarë për këtë sfidë. Do të jenë dy ndeshje emocionuese, mes dy skuadrave të vëmendshme, sepse kanë një finale që duan të arrijnë”, tha “bomberi” i sulmit “zikaltër” një ditë përpara “aktit të parë” të gjysmëfinales.

LEXO EDHE:

Back to top button