Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një minibus që po transportonte punëtorë u ‘zhyt’ në lumen Nil, në veri të Kajros, Egjipt.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës i ministrisë egjiptiane të shëndetësisë, Hossam Abdelgafar, i cili deklaroi se “Numri i të vdekurve është dhjetë, por mund të rritet.”
Sipas mediave të huaja shoferi i automjetit u arrestua pasi u përpoq të ikte.








