Egjipt, gjenden eshtrat e “mjekut magjistar” 4000 vjeçar
Egjipt, gjenden eshtrat e “mjekut magjistar” 4000 vjeçar

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar eshtrat e një “magjistari-mjek” që trajtoi faraonët rreth 4 mijë vjet më parë. Varri përmban gdhendje dhe vizatime të veçanta me ngjyra të ndryshme. Mendohet se ky ishte shtrati ku shëroheshin faraonët. Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve njoftoi zbulimin e varrit mijëvjeçar. Nga gdhendjet në varr, arkeologët arritën në përfundimin se ai i përkiste mjekut “Teti Neb Fu”. Ky zbulim i ri arkeologjik ofron njohuri të reja në kulturën dhe jetën e përditshme të Egjiptianëve të lashtë. /Alsat.mk