Ekipi slloven ndërprenë bashkëpunimin me Edoardo Reja

Edoardo Reja ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin slloven, NK Gorica. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Aventura e tij në ND Gorica për Reja ka qenë vetë dy muaj.

“Në kërkim të zgjidhjes më të mirë për të ngritur rezultatin lart, klubi dhe Reja ndërprenë bashkëpunimin reciprokisht. Në ND Gorica po mbarojnë punën edhe ndihmësit e tij Serhio Porrini dhe Luigi Febrari. Falënderojmë Rejën për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në sfidat e ardhshme”, shkroi klubi në faqen e tyre. Kujtojmë që Reja më parë ishte trajner edhe i kombëtares së Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button