Putin zbret në terren, merr informacion nga komandantët në Kherson
Putin zbret në terren, merr informacion nga komandantët në Kherson
Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet të ketë udhëtuar në rajonin e Khersonit në Ukrainë ku zhvilloi një takim me personelin ushtarak të dislokuar tashmë prej muajsh në këtë zonë.
Sipas të dhënave nga zyra e shtypit në Kremlin, Putin është takuar me disa drejtues të lartë të ushtrisë nga të cilët është informuar në lidhje me operacionin ushtarak në Ukrainë.
Vizitë e Putin në Kherson, një rajon i zaptuar nga rusët, vjen disa orë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Lavrov i cili gjatë një vizite në Brazil u shpreh se Rusia është pro përfundimit sa më të shpejt të luftës në Ukrainë, mjafton që ajo të njihte realitetin e ri të terren.
Ndërkohë nga pala ukrainase vijnë lajme se në 24 orët e fundit trupat ruse kanë intensifikuar bombardimet në Bakhmut.
Zv.ministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar shkruan në Telegram se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar gjatë natës në Kherson, çka nënkupton se Rusia ka përdorur dhe artilerinë e rëndë në këto sulme.
“Armiku thjesht po shkatërron të gjitha ndërtesat e qytetit”, raporton Malyar.