Ekonomia e vendit këtë vit pritet të shënojë rënie prej 4.4 për qind

Ekonomia e vendit këtë vit, sipas projektimeve më të reja të Qeverisë pritet të shënojë rënie prej -4.4 për qind nga Prodhimi Bruto Vendor. Rishikimi i dytë ka rritur shpenzimet me 4.2 për qind pasi vendi planifikon të shpenzojë 4.1 miliardë euro. Pjesa e të ardhurave mbetet e pandryshuar, gjegjësisht nga taksat dhe tatimet do të grumbullohen 3.1 miliardë euro. Ministria e Financave mezi arriti të shkurtojë 44 milion euro shpenzime të panevojshme nga ministritë dhe institucionet e tjera. Paralajmërimet fillestare ishin shumë më të larta.

“Sa i përket investimeve kapitale, kemi 1.2 miliardë denarë më pak, dhe gjithashtu thuajse një miliard denarë janë shkurtuar për mallra dhe shërbime. Mobilje, automjete në institucione të caktuara, e dimë që nuk do të realizohen prokurime të caktuara që janë parashikuar, rindërtimi dhe disa ndërhyrje më të vogla në objekte dhe gjëra të tilla, pra kryesisht këto janë shkurtuar- deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Deficiti buxhetor do të arrijë 8.4% të Prodhimit Bruto Vendo, ose 920 milion euro. Besimi pohon se deficiti do të mbulohet vetëm nga huamarrja e brendshme përmes depozitave që i ka shteti dhe nga lëshimi i letrave afatshkurtra me vlerë.

“Financimi i deficitit, do të marrim hua në tregun e brendshëm financiar. Sigurisht që kjo shumë do të ndryshojë. Tani kemi përllogaritjet që nga 100 deri në 150 milion euro, në varësi të mënyrës se si do të realizohet buxheti, ashtu do të bëhet edhe huamarrja. Duke pasur parasysh se huamarrja do të jetë me fatura afatshkurtra prej gjashtë muajsh ose deri në një vit- pohoi Fatmir Besimi – Ministër i Financave

Besimi nuk zbuloi se sa do të ishte borxhi publik i vendit, por me huamarrjen e re me siguri do të jetë pak më shumë se 60% e Prodhimit Bruto Vendor. Rishikimin e dytë Qeveria e paralajmëroi si të nevojshëm për të financuar grupin e katërt të masave ekonomike që synojnë të trajtojnë krizën. Me rishikimi e ri të buxhetit të shtetit, pagat, pensionet, transferet sociale, subvencionet do të mbeten të pandryshuara.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button