Ekonomia / LSDM: Programi ynë ekonomik është zgjidhja
“Është e drejtë që paga minimale të harmonizohet automatikisht me shpenzimet e jetesës, inflacionin dhe pagën mesatare. Nëse rriten çmimet, duhet të rriten edhe pagat, kjo është një nga masat tona. Paga më të larta kur kompanitë kanë fitime më të mëdha. Ne po vendosim parim sipas të cilit, nëse rritet fitimi i kompanisë, duhet të rritet edhe paga e punëtorit. Është e drejtë që me rritjen e fitimit të kompanisë të rritet edhe paga e punëtorit. Mbështetje shtetërore për paga më të larta, përmes uljes së tatimit mbi fitimin ose subvencionimit të kontributeve për kompanitë që rrisin pagat”, deklaroi Jovanka Trençevska – SDSM./Alsat.mk.








