“Eksod” i gjykatësve nga gjykata penale

Gazetar: Igor Stefanovksi

Pothuajse gjysma e gjykatësve nga Gjykata Penale e Shkupit aplikuan për të punuar në Gjykatën e Apelit. Vendet e lira në Apelin e Shkupit synojnë t’i mbushin edhe gjykatësit nga qytetet e tjera të vendit. Më shumë se 60 gjykatës kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor avancim në karrierë duke kaluar në Gjykatën e Apelit në Shkup, 30 prej të cilëve në departamentin penal. Alsat siguroi një listë jozyrtare gjykatësish, dhe thuajse të gjithë kanë punuar në lëndë të ish Prokurorisë Speciale. Midis tyre janë gjykatës me përvojë shumëvjeçare që kanë gjykuar në fushën e krimit, krimit të organizuar, delikuencës për të miturit, si dhe gjykatës të procedurës paraprake që vendosin për paraburgimin dhe masat e tjera të sigurimit. Krahas gjykatësve nga Gjykata Penale e Shkupit, ka aplikuar edhe kryetari i Gjykatës së Kavadarit, Llazar Nanev, i cili shihet si gjykatës në Apelin e Shkupit, shkruan Alsat.

Po plotësohen edhe vendet e lira në Gjykatën e Apelit në Shkup në departamentin civil. Për këto vende kanë aplikuar 33 gjyqtarë, ndër të cilët edhe kryetari i Gjykatës Themelore Civile Shkup, Ilir Sulejmani, gjyqtari Andrej Dimovski i cili momentalisht është duke e gjykuar lëndën “Reket” në të cilin Kamçev kërkon t’i kthejë paratë prej 1,5 milionë eurosh që i ka dhënë për të shpëtuar nga përgjegjësia penale për rastin “Perandoria”. Në departamentin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup kanë aplikuar edhe gjyqtarë nga Gjykata penale, të cilët janë paraqitur në të dy konkurset për në Gjykatën e Apelit.

Për konkursin në Gjykatën supreme aplikuan gjithsej 10 gjyqtarë. Në mesin e tyre është edhe gjyqtari i Apelit Enver Bexheti, i cili ishte pjesë e gjyqtarëve që liruan nga paraburgimi kreun e policisë sekrete, Sasho Mijalkov me garanci prej 11 milionë euro. Alsat tashmë ka bërë të ditur se ajo garanci është nën hipotekë bankare. Por, banka është pajtuar që pronën ta marrë shteti në rast se Mijalkov arratiset. Këshilli Gjyqësor duhet të vendosë se cili nga gjyqtarët do të avancohet në karrierë.

Gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për punë në Gjykatën e Apelit në Shkup

Ivica Stefanovski,  Osman Shabani

Xheneta Begtoviq,  Ognen Stavrev

Vesna Dimishkova   Aleksandra Risteska

Marin Stanevski   Olja Ristova

Ilija Trpkov  Sofçe Gavrilova Efremova

Dushan Josifov   Pajazit Pajaziti

Ljubinka Bashevska   Slavica Andreeva

Llazar Nanev   Darko Todorovski

Gjyqtarët që kanë aplikuar për punë në Gjykatën e Apelit në Shkup

Ilir Sulejmani    Andrej Dimovski

Marin Stanevski    Sofçe Gavrilova Efremova

Aleksandar    Millosheski Dushan Josifov

 

LEXO EDHE:

Back to top button