Ekspedita e Shkëndijës zbarkon në Letoni

Skuadra e Shkëndijës zbarkoi në kryeqendrën e Letonisë, ku të enjtën do të përballet me skuadrën e Rigës, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencave të UEFA-s.

Pas mossuksesit në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, skuadra tetovare do të koncetrojë forcat që të arrijë në grupet e garave në Ligën e Konferencave, një kompeticion i në garat evropian.

Skuadra nga Letonia pësoi disfatë në raundin e parë kundër Mallmes, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Dhe si Shkëndija, tani kërkon rezultat më të mirë në ciklin e garës më të re të UEFA-s. Dueli në mes Rigës dhe Shkëndijës do të zhvillohët të enjtën në orën 19.00, ndërsa ndeshja e kthimit është 7 ditë më vonë, në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button