Server: NATO e BE të bëhen reale me Serbinë

Profesori amerikan Daniel Serwer thotë se është koha që Uashingtoni t’i dërgojë sinjal të qartë Vuçiçit se NATO do t’i mbrojë të gjithë shtetet fqinje të Serbisë nga ndonjë qëllim jo fqinjësor i Beogradit. Server i bëri këto komente pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se politikë e shtetit të tij “është ajo se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve”. “Vuçiçi është gati për të hequr dorë nga rimarrja e tërë Kosovës dhe tërë Bosnjës. E tëra që dëshiron janë rriskat serbe, rreth 15 për qind, përkatësisht 49 për qind. Ai do të ishte i lumtur për një rriskë Kroacie, gjithashtu. Slloveni Lindore? Ai e dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i tregojë atij se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është mundësi për një shtet që ushqen ambicie territoriale dhe mosrespekt për kufijtë e fqinjëve të vet. Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartazi se NATO-ja do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit. Është koha që BE-ja dhe NATO-ja të bëhen reale me Serbinë”, ka thënë Server.

LEXO EDHE:

Back to top button