Ekspertët: Importi do të ndikoj në rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Intervenimi me import të energjisë elektrike me siguri do të bëjë edhe shtrenjtimin e rrymës për qytetarët, pohojnë ekspertët e sektorit energjetik. Shteti e ndaloi prodhimin nga hidrocentralet për shkak të akumulimit të pakët të ujërave në lumenj dhe liqene, por në të njëjtën kohë nuk mundet të sigurojë energji të mjaftueshme elektrike nga kapacitetet tjera, thotë për Alsat, profesori Kostadin Dimitrov.

Me çdo import të energjisë elektrike, çmimi do të rritet. Pa import, çmimi u rrit për 7%. Energjia elektrike që nuk është porositur afatgjatë, është më e shtrenjtë. Dhe ndryshon në çmim me të paktën 30% – deklaroi Konstantin Dimitrov- ekspert i energjisë.

Nga EMV për Alsat thonë se në këtë moment është shumë herët të thuhet nëse do të ketë vend për rritje të çmimeve për konsumatorët.

Çmimet e bursës së rrymës, për tremujorin e parë në 2021 do të dihen më 15.12.2020, e pastaj edhe për tremujorin e dytë. Atëherë, do të bëhen llogaritjet për çmimin që EMV do të japë në tenderin e furnizuesit universal të energjisë elektrike për periudhën 1 – 6.2021 – thonë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Por, Rregullatori është decid, nuk do të pranojë shpenzime të reja të rritura të kompanive energjetike nga vendi.

Para se gjithash kompanitë Elektro-distribuimi, MEPSO dhe EVN Home mund të kërkojnë çfarë të duan, e sidomos të kërkojnë rritje të shpenzimeve të tyre. Por e them me shumë përgjegjësi se kjo nuk do të konfirmohet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës – deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Meteorologët paralajmërojnë se thatësira do të vazhdojë në të ardhmen. Për shkak të kësaj, hidrocentralet nuk do të prodhojnë energji elektrike, me arsyetim se nëse funksionojnë, do ta rrezikojnë florën dhe faunën.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button