Ekspertët: Mund të arrihet kompromis me Sofjen

Ndonëse shanset janë të vogla, njohësit e çështjeve evropiane thonë se arritja e kompromisit mes Shkupit dhe Sofjes për një javë nuk është e pamundur. Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson se edhe po të arrihet progres për ta zhbllokuar fillimin e negociatave, Shkupi do të përballet me Sofjen gjatë gjithë procesit të negociatave dhe për këtë arsye duhet gjetur modalitete për komunikim afat-gjatë.

Nuk kemi zgjidhje nëse duhet të dorëzohemi para kohe apo të përpiqemi deri në momentin e fundit të punojmë. Momentalisht duket e pabesueshme se do të arrihet ndonjë zgjidhje, megjithatë duket se diplomacia jonë nuk i ka ngritur duart dhe për këtë duhet t’i jepet shans”-tha Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Selim Ibraimi nga Instituti për Studime Sigurie nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të drejtë, e cila do t’i vendoste bazat e mirë-besimit mes të dyja palëve. Sipas Ibraimit kjo varet edhe nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.

Ajo që u pa para disa ditëve është që kryeministri, Zaev bëri një hap mjaftë të rëndësishëm strategjik drejt pavarësimit të plotë të Maqedonisë nga sfera serbe e ruse, por edhe se Bullgaria nuk është se aq lehtë do të çlirohet nga ndikimi rus në rritje. Pra këtu ka disa faktorë që ndikojnë në arritjen e marrëveshjes, nuk është çështja vetëm e komisionit dhe ministrive të jashtme, por ka aktorë të tjerë që janë të interesuar që të mbahen peng çështjet e pazgjidhura mes shteteve”-pohoi Selim Ibraimi, Instituti për Studime Sigurie.

Papara shikueshmëria se kush do ta përbëjë Qeverinë e ardhshme bullgare pas zgjedhjeve të marsit dhe e asaj se sa BE-ja do të angazhohet për zgjerimin e bëjnë më të favorshme që çështja të zgjidhet tani që me BE-në kryeson Gjermania, paralajmërojnë ekspertët.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button