Ekspertët: Sjellja e Ademit, prishje e imazhit të Kuvendit

Ekspertët: Sjellja e Ademit, prishje e imazhit të Kuvendit

Gazetar: Mefail Ademi

Sjellja e kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane Arbër Ademi deformon imazhin e të zgjedhurit të popullit. Kështu vlerëson opinionisti Qenan Aliu, sipas të cilit partia e Ahmetit duhet ta tërheqë menjëherë Ademin nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar. Aliu veprimin e Ademit e cilëson si frustrim.

Sjellja e keqe e një përfaqësuesi të popullit etablon agresivitet edhe në masa të gjëra. Kështu sjellje deformojnë imazhin e funksionit të lartë në shtet siç është ai i deputetit. Andaj gjykoj se sjellja e tillë e z. Arbër Ademi mund të përfundojë me një kërkim falje publike, ndërsa partia politike mund të rrit imazhin për të marrë përgjegjësi sepse ai përfaqëson një grup parlamentar, e ta largojë nga cilësia e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Kjo do të ishte një ekuilibrim i një frustracioni të një funksionari i cili në moshë është i ri”, tha Qenan Aliu, analist.

Mira Kostiq, njohëse e zhvillimeve në Kuvend thotë se dhuna dhe provokimet në shtëpinë ligjvënëse janë të pa tolerueshme. Ngjarja, sipas saj duhet të jetë tregues për partitë se kë kandidojnë në zgjedhje.

“Dhuna as nuk ka qenë as nuk duhet të jetë mënyrë e komunikimit posaçërisht mes njerëzve që kanë të zgjedhur nga populli dhe përfaqësojnë popullin në shtëpinë ligjdhënëse. Provokime ka pasur dhe do të ketë, por sjellja dhe rënia nën provokime të tilla në mënyrë siç u dëshmua dhe u pa dje është skajshmërish jo shembullore… Për qytetarët kjo është një servim i mirë për zbavitje si dhe se duhet të kujdesen se kë e kandidojnë dhe pas kujt qëndrojnë gjatë votimit në zgjedhje”, deklaroi Mira Kostiq, ish-gazetare.

Ngjarje të dhunshme mes deputetëve kanë ndodhur shpesh në Kuvendin e Maqedonisë. Ndër më të rëndët ishte ai mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së Orhan Ibrahimi, Rexhail Ismaili, Musa Ibrahimi dhe Bekim Fazliu. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button