Punëtorët kërkojnë paga për mbijetesë, ministrja u ofron “zgjidhje sistemore”

Punëtorët kërkojnë paga për mbijetesë, ministrja u ofron "zgjidhje sistemore"

Sindikalistët protestuan para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, duke kërkuar rritje të pagave në sektorin publik për 2806 denarë dhe pagesën e K-15. Ministres i është dërguar porosi që të iniciojë rritjen e pagave për të zbutur krizën për punëtorët. Mirëpo, ministrja Trençevska u përgjigj se nuk është koha për zgjidhje të shpejta, përkatësisht zgjidhje ad-hok, por duhet arritur zgjidhje sistemore me të cilën pagat e administratës do të rriten në vitet e ardhshme.

“Do të bëj një deklaratë ad-hok meqë po e përdorim këtë fjalë, zgjidhje momentale me këto paga me të cilat nuk mund të mbijetojmë për momentin – nuk kemi. Prandaj dua që ministrja të kuptojë se këto paga nuk janë zgjidhje për ne dhe nuk mund të presim”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM.

“Është koha për të vendosur një sistem pagash në sektorin publik, një sistem që do të garantojë rritje të vazhdueshme të pagave të punonjësve në sektorin publik. Zgjidhja ad-hok dhe masat populiste nuk sjellin zgjidhje të përhershme të problemit”, u shpreh Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button