Electra Solutions ka marrë licencë për mbikëqyrje për katër ditë rekord

Electra Solutions ka marrë licencë për mbikëqyrje për katër ditë rekord

Gazetar: Ile Petreski

Kompania Electra Solution, e cila është një nga kompanitë që do të mbikëqyrë punën e Bechtel dhe Enka, ka siguruar licencën A, për të kryer aktivitetin në një kohë rekorde prej vetëm katër ditësh pune. Nga informacionet e disponueshme publikisht rezulton se shpallja është publikuar më 15 shtator, Electra Solution ka aplikuar më datën 27 të të njëjtit muaj, dhe ka marrë dokumentin e nevojshëm nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më 3 tetor. Në “Magazinën Ekonomike” në Alsat që do të transmetohet sonte në orën 22:15, ministri Blagoj Boçvarski, nuk u përgjigj nëse ndonjë kompani tjetër ka marrë licencë A për vetëm katër ditë.

“Në bazë të ligjit kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve dhe Arkitektëve, që të na konfirmojë nëse inxhinierët që janë të punësuar apo i dorëzon ajo kompani në Ministrinë e Transportit kanë autorizime të vlefshme. Pra, i drejtohemi një institucioni tjetër. Kur ai institucion na përgjigjet, atëherë ne veprojmë. Dhe nëse të gjitha dokumentet e tjera sipas ligjit të ndërtimit janë marrë dhe janë të plota në këtë rast, atëherë ne e lëshojmë atë licencë”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i transportit.

Risi sipas momentit në të gjithë procedurën në përzgjedhjen e mbikëqyrësit është edhe mënyra se si është përmbushur një nga kriteret e shpalljes. Përkatësisht, ka qenë e nevojshme që kompania të kishte të punësuar së paku katër inxhinierë, dy prej të cilëve kishin autorizim për të kryer mbikëqyrje. Të dhënat e disponueshme tregojnë se dy nga katër inxhinierët janë të punësuar plus 40 orë në javë, që do të thotë se ata persona kanë punuar edhe në kompani tjetër në të njëjtën kohë. Interesante janë të dhënat që tregojnë se një inxhinier ka qenë i punësuar në ditën kur kompania ka aplikuar për tender, më 27 shtator. Kompania kryesore në mbikëqyrje do të jenë IRD Engineering, Elektra Solution, Eptica dhe Euroconsulting. Për punën e tyre ata do të marrin 22.2 milionë euro nga shteti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button