Twitter po prezanton rregulla të reja. Platforma ka zbatuar një kufi të përkohshëm në numrin e tweet-eve që përdoruesit mund të lexojnë brenda një dite, tha kreu i kompanisë Elon Musk.
Musk njoftoi se profilet e paverifikuara mund të lexojnë deri në 600 postime në ditë. Ndërkohë, profilet e verifikuara janë të kufizuara përkohësisht në leximin e 6000 postimeve në ditë.
“Për të adresuar nivelet ekstreme të të dhënave dhe manipulimit të sistemit, ne kemi zbatuar kufizimet e përkohshme të mëposhtme”, shkroi Musk.

Kufizimi në mënyrë specifike i referohet:
– Profilet e verifikuara janë të kufizuara në leximin e 6000 postimeve në ditë
– Profile të paverifikuar deri në 600 postime në ditë
– Profile të rinj të paverifikuar deri në 300/ditë
Më herët gjatë ditës së sotme, përdoruesit në mbarë botën raportuan probleme me rrjetin social të njohur Twitter.
Raportimet për ndërprerjen filluan në faqen DownDetector në orën 12:19 dhe vazhduan gjatë gjithë ditës. Tri orë më vonë, të njëjtat probleme vazhdojnë të ekzistojnë dhe përdoruesit po zhgënjehen, shkruan “Daily Mail”.








