Elon Musk po përgatit Grokipedia sepse “Wikipedia pasqyron pikëpamjet e majta”

Elon Musk po përgatit Grokipedia sepse "Wikipedia pasqyron pikëpamjet e majta"

Hapi tjetër në botën e Grok, një asistent falas i inteligjencës artificiale, po ndërmerret nga Elon Musk, i cili njoftoi se po zhvillon një konkurrent të Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale xAI, një platformë e quajtur “Grokipedia”, shkruan PC Mag .

Musk tha se shërbimi i ri do të ishte një “përmirësim masiv” i enciklopedisë së famshme online, hyrjet e së cilës krijohen dhe redaktohen nga vullnetarë.

Miliarderi e ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamjet e krahut të majtë.

Pak para njoftimit të Musk, aleati i tij, David Zacks, i cili u emërua së fundmi nga Presidenti Donald Trump si komisioner për inteligjencën artificiale në administratën e tij, kritikoi përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për të trajnuar softuerë të inteligjencës artificiale.

Emri “Grokipedia” vjen nga chatbot-i i xAI-së, “Grok”, për të cilin Musk tha se “kërkon të vërtetën në masën më të plotë të mundshme”.

Por “Grock” është kritikuar në muajt e fundit për komentet antisemite që kompania e Musk i ka atribuar programimit të gabuar.

LEXO EDHE:

Back to top button