Elon Musk premton 1 miliard dollarë për Wikipedia-n, por ka një kusht
Elon Musk premton 1 miliard dollarë për Wikipedia-n, por ka një kusht

Njeriu më i pasur është gati që t’i japë Wikipedia-s një miliard dollarë, në rast se do të ndryshonte emrin e saj.
Kërkesa për ndryshimin e emrit është që të bëhet nga Wikipedia në Dickipedia. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Musk, nëpërmjet një postimi në platformën X, koment që u pëlqye nga më shumë se 115, 000 njerëz.
“Unë do t’u jap një miliard dollarë nëse ata do të ndryshojnë emrin e tyre në Dickipedia”, ka thënë ndër të tjera Musk.
I will give them a billion dollars if they change their name to Dickipedia https://t.co/wxoHQdRICy
— Elon Musk (@elonmusk) October 22, 2023