Elon Musk thotë se nuk e ka blerë Twitter-in për shkak të Donald Trump

Elon Musk thotë se nuk e ka blerë Twitter-in për shkak të Donald Trump

Elon Musk e ka mohuar se përpjekjet e tij për ta blerë Twitter-in janë rezultat i bisedave me Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mohimi vjen pas spekulimeve të përhapura se bllokimi i ish-presidentit amerikan nga platforma është pjesë e arsyes që Musk dëshiron ta kontrollojë këtë rrjet social.

Musk po i përgjigjej në mënyrë specifike një raporti nga New York Post, që pretendonte se Trump e kishte “inkurajuar në heshtje” atë për ta blerë kompaninë. Raportoi citonte shefin ekzekutiv të Truth Social, rrjeti social shumë më i vogël në të cilin tani poston Trump.

Në një përgjigje në Twitter, Musk jo vetëm që hodhi poshtë raportin, por tha se ai nuk kishte folur me Trump-in për blerjen e platformës.

Ndonëse ai nuk e mohoi që ish-presidenti mund të lejohej të rikthehej në platformë, ai tërhoqi vëmendjen te fakti se ai është zotuar të vazhdojë të postojë vetëm në Truth Social.

LEXO EDHE:

Back to top button