Elon Musk thyen heshtjen në Twitter publikon foto me Papën

Të premten Elon Musk theu heshtjen e tij nëntë-ditore në Twitter, platformën e mediave sociale që po përpiqet ta blejë për 44 miliardë dollarë, duke postuar një foto të tij duke takuar Papa Françeskun të enjten.

Personi më i pasur në botë ka publikuar në Twitter një foto ku shihet duke qëndruar pranë Papës, derisa ia vendosi edhe mbishkrimin: “I nderuar që takova dje @pontifex”.

Katër djemtë adoleshentë të Musk janë gjithashtu në foto, por jo edhe vajza e tij transgjinore 18-vjeçare, e cila më 20 qershor kërkoi të ndryshonte emrin dhe të shkëpuste lidhjen me të.

Musk ka gjithsej tetë fëmijë.

Nuk u bë menjëherë e ditur se cili ishte qëllimi i takimit mes Musk dhe Papës dhe nuk u bë i ditur vendi i takimit.

Muajin e kaluar, Musk tha se kishte “ende disa çështje të pazgjidhura” në marrëveshjen për ta blerë Twitter-in.

LEXO EDHE:

Back to top button