Pavle Trajanov: Protokolli është kundërthënës, të mos firmoset!

Pavle Trajanov: Protokolli është kundërthënës, të mos firmoset!

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar u shpreh kundër firmosjes së protokollit të harmonizuar mes Ministrive të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sipas kësaj partie, protokolli është kundërthënës dhe i jep mundësi Bullgarisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë, posaçërisht ne çështjet identitare, historike dhe arsimore. Lidhja Demokortike gjithashtu kërkon publikimin urgjent të protokollit.
Gjatë debatit lidhur me pakon e dokumenteve Trajanov kërkon nga ministrat të përmbahen nga siç thotë ai kërcënimet me ndjekje penale të atyre që kanë qëndrime ndryshe dhe me tensione ndëretnike. Procesi i debatit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, shton Trajanov.

LEXO EDHE:

Back to top button