Elseid Hysaj, në janar me klub tjetër në Seria A

Elseid Hysaj duket se ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Çështja e rinovimit të tij po përflitet prej kohësh, por as besimi i shfaqur nga Xhenaro Gatuzo, nuk e ka bindur të qendrojë në Napoli pas këtij sezoni. Kontrata e mbrojtësit shkodran përfundon në verë dhe që nga qershori do të veshë tjetër fanellë.

“Calcionapoli24.it” bën me dije se Hysaj ka rënë në marrëveshje parimisht me një tjetër klub të Serie A, ndërsa brenda 10 ditëve të para të janarit pritet të vijë edhe firma në kontratën e re. Emri i klubit të ri nuk bëhet ende i ditur, megjithëse kampionati nuk pritet të ndryshojë për të.

LEXO EDHE:

Back to top button