Video/Tifozët rreth stadiumit, me flakadanë nderojnë Maradonën

" "

Ndonëse nuk lejohen në shkallë, tifozët e Napolit u grumbulluan përreth stadiumit të qytetit, që tani e në vijim do të mbajë emrin e legjendës Maradona, për të bërë homazhe për njeriun që shkroi historinë me fanellën e klubit dhe që u nda nga jeta një ditë më parë.

Mijëra napolitanë u grumbulluan përreth stadiumit në prag të ndeshjes mes Napolit e Rijekës, ndërsa menjëherë pasi në fushë u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit të Maradonës, jashtë shpërtheu një kor i jashtëzakonshëm duartrokitjesh.

https://twitter.com/i/status/1332021012666474496

Nuk munguan flakadanët, brohorimat dhe kënga tashmë e famshme “Ho visto Maradona” (Kam parë Maradonën), që u këndua në kor nga të gjithë të pranishmit përreth stadiumit.

Diego Armando Maradona veshi fanellën e Napolit për 7 vite, në periudhën 1984-1991 dhe arriti të fitojë dy tituj kampionë me të kaltrit, duke shkruar historinë e klubit dhe duke u shndërruar në një idhull për të gjithë napolitanët.

https://twitter.com/i/status/1332032289920978944

Menjëherë pas vdekjes së tij, me nismën e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis dhe miratimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale të qytetit, nisën procedurat për ndryshimin e emrit të stadiumit nga “San Paolo” në “Maradona”.(Supersport.al)

https://twitter.com/i/status/1332031651694714880

LEXO EDHE:

Back to top button