EMA miraton dy barna të tjera për trajtimin e Covid-19

Autoriteti Evropian i Barnave (EMA) ka hapur rrugën për miratimin e dy barnave të tjera për trajtimin e Covid-19.

Xevudy dhe Kineret rekomandohen për përdorim, njoftoi sot EMA në Amsterdam.

Komisioni i BE-së duhet të japë ende miratimin përfundimtar, por kjo konsiderohet një formalitet.

Kjo do ta çonte në pesë numrin e ilaçeve të miratuara për përdorim në vendet e BE-së për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Sipas ekspertëve, Xevudy nga prodhuesit GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology mund të parandalojë përkeqësimin e simptomave te pacientët 12 vjeç e lart.

Më herët, ekspertët e EMA-s kishin dhënë një opinion pozitiv për ilaçin dhe tashmë është duke u rekomanduar për përdorim në disa vende anëtare të BE-së.

Sipas EMA-s, ilaçi mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të parandalojë dëmtimin e rëndë të rrugëve të frymëmarrjes edhe te pacientët me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button