Emërimi i gjykatësve kushtetues, para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Emërimi i gjykatësve kushtetues, para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Gazetar: Igor Stefanovski

Emërimi i gjykatësve kushtetues këto ditë pritet të jetë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, është shprehur në bisedë telefonike për Alsat, kryetarja e komisionit, Marija Georgievska. Ajo siguron se deri më tani nuk është mbajtur seancë për emërimin e gjykatësve për shkak të obligimeve të punës nga anëtarët e Komisionit.

“Seanca për përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues do të jetë në rend dite. Biografitë e kandidatëve të propozuar u janë dorëzuar deputetëve. Kuptohet që afatet vazhdojnë dhe duhet të jemi të shpejtë. Shpresoj që sa më shpejtë të emërohen gjykatësit kushtetues. Pres konstruktivitet nga kolegët”, deklaroi Marija Georgievska- kryetare e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Një ditë më parë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska alarmoi se vendi mund të ballafaqohet me krizë kushtetuese nëse deri në fund të vitit nuk zgjidhen gjykatës kushtetues pasi në nëntor i përfundon mandati edhe një gjykatësit dhe se Gjykata kushtetuese nuk mund të funksionojë vetëm me katër gjykatës. Për momentin, ka mungesë për katër gjykatës. Por, Kuvendi për momentin po përzgjedh vetëm tre nga gjithsej nëntë kandidatë. Shumica parlamentare propozoi kryetarin e Prokurorisë Publike Lubomir Joveskin, Tatjana Vasiqin dhe Fatmir Skenderin ndërsa opozita ka propozuar Savo Klimovskin, Rodna Zhivkoskën, Branko Sekullovskin, Todor Vitllarovin, Vesna Jovanovskën dhe Voisllav Dimovskin./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button