Emërimi i paligjshëm i drejtorëve, Merko dënohet me një vit burgim me kusht

Emërimi i paligjshëm i drejtorëve, Merko dënohet me një vit burgim me kusht

Gazetar: Miki Trajkovski

Nuk ka gjyq që e gjykon Ramiz Merkon. Kreu i Strugës u dënua me kusht për emërimin e drejtorit në Shkollën Fillore të fshatit Veleshtë. Të cilësinë e të akuzuarit të dytë, Merkos iu caktua 1 vit burg me kusht. Dy persona të tjerë kanë marrë të njëjtin dënim, përfshi ish drejtoreshën Egzona Shei, e cila ngarkohej se ka keqpërdorur tre dokumente të rreme publike si të vërteta, përmes të cilëve ka arritur të kalon provimin profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve. Para se të bëhej drejtoreshë, ka punuar si mësuese e gjuhës frënge pa fakultet të përfunduar, vetëm me një certifikatë absolventi. Vepra penale që i ngarkohet Merkos është se ai e ka emëruar atë pa plotësuar kushte.

“Për të akuzuarin Ramiz Merko, ende nuk kemi një aktvendim të formës së prerë, kemi vetëm një që nuk është e formës së prerë dhe nëse marrim parasysh se veprat janë kryer nga veprime të lidhura në të njëjtat rrethana, vendosa të gjithëve tua shqiptoj të njëjtin sanksion dhe ajo do të jetë një dënim me kusht. Kështu, atyre iu shqiptohet dënim me burgim prej 1 viti, që nuk do të kryhet nëse nuk kryejnë një vepër të re penale brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e tij”, deklaroi Jordan Jovanov – gjyqtar.

Për rastin e caktimit të paligjshëm të një drejtori në Shkollën Fillore Vëllezërit Milladinov në Strugë, Merko përsëri mori një dënim minimal.

“Ka një gjobë prej 50 gjobash ditore nga 50 euro, domethënë 2500 euro në kundërvlerë në denarë”, tha Jordan Jovanov – gjyqtar.

Prokurori Publik, Xhemal Loga, nuk është i kënaqur me aktgjykimin, dhe njofton se do të apelojë.

“Nuk kam pritur ndëshkim me para, duke qenë se për rastin e parë është dënuar me kusht, për rastin tjetër u desh të jetë dënim efektiv, pasi për të njëjtën vepër penale nuk mundet të dënohesh një herë me para, ndërsa për rastin tjetër të dënohet me kusht”, tha Xhemal Loga – Prokuror publik.

Prokuroria Publike tashmë ka ankimuar vendimet e mëparshme të gjyqtarit Jordan Jovanov, si për blerjen e automjetit luksoz Audi A6, në vlerë prej 67.000 euro ku Merko është liruar nga akuza, ndërsa për caktimin e paligjshme të drejtorëve në shkollat në fshatrat Podgorcë dhe Labunishtë, është gjobitur me 10.000 euro. Për momentin, janë aktive edhe tre raste të tjera kundër Merkos, duke përfshirë aktakuzën më të fundit, për ndriçimin e lumit Drini i Zi, për të cilin gjykimi fillon më 17 nëntor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button