“Emigrantët e paligjshëm”, Rama takohet me Rishi Sunak

“Emigrantët e paligjshëm”, Rama takohet me Rishi Sunak

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë dy-ditore, ku do të ketë një takim shumë të rëndësishëm edhe me homologun, Rishi Sunak. Një nga çështjet që pritet të diskutohet mes tyre është ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Rama shprehet se kjo është një çështje komplekse, por ai kërkon të sigurohet që të gjithë ta dëgjojnë që shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat.

“Siç e thatë edhe ju, kjo është një çështje komplekse. Sa më takon mua, jam këtu të sigurohem që të gjithë ta dëgjojnë qartë dhe fort se shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat. Ashtu si Britania nuk është vetëm Xhejms Bond apo Mr. Bean, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken”. Ne jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm, drejtojmë automjetet, ndërtojmë, gatuajmë dhe madje edhe këndojmë për ju, kështu që nuk kemi të bëjmë vetëm me barkat, kemi të bëjmë me një çështje komplekse, që lidhet sigurisht me ambicien dhe nevojat e njerëzve në anën tonë të botës që të shkojnë në vende ku e imagjinojnë të ardhmen më shumë në duart e tyre dhe më shpejt”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button