Enca Haxhia paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze disa muajshe
Enca Haxhia paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze disa muajshe

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, kohëve të fundit ka qenë një emër shumë i komentuar në rrjetet sociale, por jo sa i përket muzikës.
Ndonëse prej disa muajsh ishte më larg projekteve të reja, ajo së fundmi ka njoftuar fansat se po bën një rikthim.
Në disa postime që ka hedhur në InstaStory, 26-vjeçarja bën me dije se së shpejti po vjen me këngë të re.
“Ka ardhur koha të ju them që… Kënga e re po vjen së shpejti. E preferuara juaj po kthehet sërish. Mbret Enca”, tha ajo.